Pavarësisht një viti me angazhime të shumta dhe projekte të ndryshme muzikore, disa artistë vendor edhe këtë fundvit po e përmbyllin me lansimin e këngëve të reja.
Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe 2 Ton, i cili është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.
Kështu ka njoftuar vet reperi nga Ferizaj përmes një postimi në InstaStory ku edhe zbuloi datën e lansimit të këngës më të re.
“21.12. Edhe një për fund të vitit”, ka shkruar reperi i njohur në mbishkrimin e një postimi në Instagram.
Duke mos dhënë më shumë detaje, reperi nxiti fansat duke publikuar një pjesë të shkurtër të këngës.
Kujtojmë që pak javë më parë reperi publikoi këngën “Shqipe” që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.
Ky projekt deri tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/