Reperi i njohur, 2 Ton mbetet aktiv me projekte muzikore.
Rap-artisti që ka vazhduar të sjell këngën të njëpasnjëshem tashmë ka zbuluar një tjetër lajm për fansat e tij.
Reperi nga Ferizaj ka publikuar një video të shkurtër të një prej këngëve të tij të reja teksa ka zbuluar se po punon për një album të ri.
“Në disponim të albumit”, ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i reperit mban titullin “Falma” të cilëne solli në janar të këtij viti.
Kënga u prit mirë dhe tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube. /Telegrafi/