Telegrafi

2 Ton paralajmëron këngën e re, publikon një pjesë të shkurtër

Reperi i njohur, 2 Ton mbetet aktiv me projkete muzikore dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram teksa ndau një pjesë të shkurtër nga kënga e re.

Arton Avdyli (emri i plotë) postoi një video nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit ndërsa zbuloi se projekti publikohet javën që vjen.

Foto: 2 Ton

“Javen tjetër”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në mbishkrimin e postimit.

Reperi mori reagime dhe komente të shumta nga aa e fansave, të cilët presin me padurim projektet e reja të tij.

Kujtojmë që kënga e fudnit e 2 Ton është bashkëpunimi me Nego “Monotonia” që u lansua në tetor të këtij viti.

Në anën tjetër, reperi mbetet gjithashtu i angazhuar me mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/