Reperi i njohur, 2 Ton po vazhdon të jetë aktiv me projekt të reja muzikore.
Një javë pas lansimit të bashkëpunimit me Valo 93 “Hana”, reperi nga Ferizaj ka paralajmëruar këngën e re.
Ai ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit të ri teksa nuk ka zbuluar shumë detaje rreth saj.
“Së shpejti”, ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë reperi gjithashtu ka lënë të kuptohet se po përgatit edhe një album të ri muzikor.
Mbetet të shihet se çfarë projekti do të sjell 2 Ton, por padyshim do të prittet mirë nga ana e fansave të tij. /Telegrafi/