Telegrafi

2 Ton paralajmëron këngën e re, publikohet të martën

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton po punon intensivisht për projekte të reja muzikore.

Artisti edhe së fundmi ka njoftuar për fansat se është drejt finalizimit të këngës më të re, rreth të cilës ka zbuluar disa detaje.

Rap-artisti ka postuar një imazh ku zbulonte se kënga mban titullin “Falem” dhe pritet të publikohet të martën, më 24 janar.

Foto: 2 Ton/Instagram

“Nesër, ora 16:00”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e imazhit.

Të shumta kanë qenë komentet sipër fotografisë nga fansat të cilët presin me padurim një këngë të re nga reperi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 2 Ton

Vlen të theksohet se kënga e tij e fundit është “S’je my love” të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/