Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton prej javësh ka paralajmëruar realizimin e një albumi.
Rap-artisti tashmë është drejt finalizimit të tij dhe ka njoftuar se kënga e parë lansohet këtë të mërkurë.
Autori i “Ta fala jete” ndau për fansat në Instagram një video të shkurtër përmes të cilës ka paralajmëruar projektin e ri.
“Të mërkurën publikohet kënga e parë e albumit, “dikur” 16:00”, ka shkruar reperi në postimi duke mos dhënë më shumë detaje nga albumi i ri.
Ndërkohë, aktualisht Arton Avdyli (emri i plotë) po shijon suksesin e këngës së fundit me titullin “T’kuptoj” që solli pak javë më parë.
Përveç kësaj, 2 Ton është mjaft I angazhuar edhe me mbrëmjes muzikore në Kosovë dhe diasporë. /Telegrafi/