Reperi i njohur 2 Ton, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim të ri me këngëtarin Labinot Tahiri.
Ky i fundit po bëhet gati të rikthehet në muzikë me disa këngë të reja, pas një pauze të gjatë.
Labi njëherësh ushtron edhe profesionin si deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa angazhimi në këtë fushë nuk e ka lënë shumë anash muzikës.
2 përmes një videoje të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar duetin që do ta sjellë me Labin.
“Kur vi me deputetin, e dridhim edhe shtetin”, ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e videos, ku shfaqet në veturë.
Në këtë video, ai i ka prezantuar fansat me një pjesë të këngës së re. /Telegrafi/