Telegrafi

2 Ton paralajmëron duet me Alban Skënderajn

Alban Skënderaj, 2 Ton (Foto: Instagram/albanskenderaj/2tonofficial)

Gjatë karrierës së tij muzikore, 2 Ton ka realizuar bashkëpunime me shumë këngëtarë të estradës shqiptare.

Reperi nga Ferizaj ka bërë duete me këngëtarë të rinj dhe me yje të njohura, ndërsa projektet janë pëlqyer nga fansat e muzikës së tij.

Në ndërkohë, gjatë të shtunës, Arton Avdyli e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Alban Skënderajn, me përshkrimin: “Së shpejti”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 2 Ton

Në këtë mënyrë, ai ka lënë të kuptohet se pritet të vijë në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, ndërsa fotografia është realizuar në Korçë.

2 Ton pritet të jetë mjaft aktiv këtë vit, duke qenë se ai sapo e ka lansuar këngën e re me titull “TMV”. /Telegrafi/