Telegrafi

2 Ton paralajmëron bashkëpunimin e ri, publikohet të mërkurën

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Një të tillë ai e ka finalizuar tashmë dhe pritet që ta publikojë nesër (e mërkurë), kështu ka bërë të ditur vet reperi.

Këtë herë rap-artisti nga Ferizaj për këngën më të re ka bashkëpunuar me artistin Valo.

Foto: Screenshot/Instagram

Projekt do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të dy artistëve.

Lexo po ashtu 2 Ton paralajmëron një album të ri muzikor

Kujtojmë që kënga e fundit e reperi është “Falem” që u publikua në janar të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Ndërkohë, përveç këtij duet, 2 Ton gjithashtu ka lënë të kuptohet se po punon në një album të ri. /Telegrafi/