Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.
Një të tillë ai e ka finalizuar tashmë dhe pritet që ta publikojë nesër (e mërkurë), kështu ka bërë të ditur vet reperi.
Këtë herë rap-artisti nga Ferizaj për këngën më të re ka bashkëpunuar me artistin Valo.
Projekt do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të dy artistëve.
Kujtojmë që kënga e fundit e reperi është “Falem” që u publikua në janar të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.
Ndërkohë, përveç këtij duet, 2 Ton gjithashtu ka lënë të kuptohet se po punon në një album të ri. /Telegrafi/