Rep-artisti i njohur, 2 Ton, vazhdon të jetë njëri nga më të dashurit në zhanrin hip-hop.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke i ofruar mundësinë fansave të tij të shohin më afër përditshmërinë.
Ndërkaq, së fundmi reperi ka paralajmëruar se ditën e nesërme (e mërkurë), do të lansohet projekti më i ri muzikor.
Artisti shqiptar nuk e ka bërë të ditur titullin e këngës, por ka bërë të ditur se është nën përkujdesjen e producentit Rrzon.
Me një ambient veror, ashtu siç edhe po realizohen klipet e fundit, për vizualitetin e reperit ka punuar A&G Production.
Kujtojmë se “Kujt i Thu” është projekti i fundit nga ai, që deri më tani ka marrë mbi tre milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/