Telegrafi

2 Ton lanson projektin e ri muzikor “Aktore”

2 Ton Foto: YouTube

Ai është ndër rep-artistët shqiptar që për vite të tëra ka sjell prurje të reja muzikore.

Fjala është për 2 Ton, i cili pothuajse në çdo këngë të tij mundohet që të sjell energji pozitive tek fansat.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka publikuar projektin e ri.

“Aktore” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Nego.

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet reperi, kurse klipi me skena të mrekullueshme i është besuar N’pik Creative.

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Aktore” ka filluar të pëlqehet nga audience. /Telegrafi/