Telegrafi

2 Ton lanson këngën “Veç me ty”, me protagonisten që i shprehi ‘dashurinë’ publikisht

2 Ton (Foto: YouTube/Instagram)

Gjatë ditës së sotme (e premte) në rrjet kanë qarkulluar lajme të shumta për repetin 2 Ton.

Kjo ka ndodhur për shkak të një imazhi të publikuar nga reperi, në të cilin shihej një vajzë zeshkane.

“Unë të dua ashtu siç je”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit ku shihej bukuroshja.

Sidoqoftë, në një tjetër postim ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më te, që titullohet “Veç me ty”.

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur producenti Nego, kurse për tekstin dhe vijën melodike ka punuar vetë artisti.

Ndërkaq, në pjesën vizuale paraqitej protagoniste së cilës i shprehu ‘dashurinë’ publikisht.

Nuk i dihet ende nëse vajza është me të vërtetë e dashura e tij, apo thjesht modelja e xhirimeve të klipi. /Telegrafi/