Telegrafi

2 Ton lanson këngën e radhës nga albumi i ri “Passion”

Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka lansuar këngën e radhës nga albumi i tij i ri “Passion”.

“I Miss You” titullohet projekti i ri i lansuar nga artisti shqiptar që në shqip do të thotë “Më mungon”.

Kjo vjen pak ditë pas “Aventura” që e solli me Majk dhe “Problema” me Festimin dhe Bllekin.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet këngëtari, kurse për producimin u kujdes Nego.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Masterizimi ndërkaq u bë nga Don Gima me video nga ‘n’Pikë Creative’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky është albumi i parë në karrierë i Arton Avdylit (emri i vërtetë), këngët e të cilit po priten mirë nga publiku.

I njëjti gëzon shumë vite në skenë dhe tani numëron edhe fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/