2 Ton ka sjellë edhe dy projekte të tjera nga EP i tij i ri.
Reperi i njohur nga Ferizaj ka lansuar këngët: “Amsterdam/Milano” dhe “Kurgjo e Re”.
Teksti është shkruar nga vet reperi në bashkëpunim me Ghulon me producim nga Nego.
Për vijën melodike po ashtu është përkujdesur artisti dhe për masterizimin Nego.
Këto vijnë pas dy projekteve që lansoi rreth një ditë më parë: “Trëndafil” dhe “Njo si ti”.
I njëjti po vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.
Sidoqoftë, Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka mbledhur tashmë fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/