Reperi i njohur 2 Ton këtë të diele do të publikojë projektin e tij më të ri, këngën dhe kripin “VIP Zona”.
Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, ai ka rrëfyer detajet e kësaj kënge, e cila pritet të jetë një këngë komercialedhe ritmike, e përshtatshme për veshin e publikut
“Kënga e re titullohet ‘VIP Zona’, tekstin dhe muzikën i kam realizuar vet, dhe flet për ngjarje që kanë të bëjnë kryesisht me mbrëmjet e natës nëpër clube, dmth pak a shumë një storie e imja me shoqërinë” tha ai për Telegrafin.
Ndërkohë këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, për të cilat është kujdesur produksioni XL Films.
I pyetur për projektet e reja që priten pas këngës “VIP Zona”, reperi 2 Ton u shpreh,
“Pas kësaj kënge menjëherë do të fillojnë xhirimet e klipit me Samantën, e prej këtij projekti besoj se kam me pas sukses, sikur shumica e projekteve të mija, por te shohim sepse në fund të fundit është audienca ajo që e bën këngën hit”, përfundoi ai. /Telegrafi/