Telegrafi

2 Ton i këndon dashurisë në këngën e re

(Foto: Screenshot/YouTube/2TONoffical)

“Love” është titulli i këngës më të re të 2 Ton, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Siç ndodh rëndom me këngët e Arton Avdylit, tekstin e ka shkruar vet ai dhe po ashtu e ka bërë edhe muzikën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 2 Ton

Ndërkaq, sa i përket ‘beat-it’, në këtë pjesë është angazhuar Genc Avdyli.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Grandmedia që e ka xhiruar videoklipin.

Bashkëpunimi me Alban Skënderajn, “Drejt në zemër”, është ndër realizimet më të fundit të reperit nga Ferizaj që është pritur mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/