Rep-artisti nga Ferizaji, 2 Ton, është një ndër personazhet që është i rezervuar sa i përket jetës personale.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ka pasur pak lajme sa i përket skandaleve apo lidhjeve të tij të dashurisë.
Por, në një postim të fundit ai ka hutuar 517 mijë ndjekësit, teksa ka ndarë një imazh të një vajze zeshkane.
“Unë të dua ashtu siç je”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.
Në një fotografi tjetër, reperi ka ndarë profilin e vajzës misterioze më afër, ndërsa i janë theksuar tiparet e bukurisë.
Ani pse në ora 15:00 të kësaj dite (e premte) ai ka paralajmëruar projektin e ri me vajzën të cilën e ka fotografuar, fansat kanë filluar me aludimet e tyre.
Në komente ka pasur sërë aludimesh që ai ndonëse është fejuar me bukuroshet, gjë të cilën nuk e ka lajmruar ende reperi. /Telegrafi/