Këngëtarët shqiptarë, 2 Ton dhe Nego, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Monotonia” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia është realizuar nga vet artistët me masterizim nga Don Gima.
Videoja ndërkohë është realizuar nga produksioni ‘N’Pik Creative”.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të 2 Tonit.
Besohet se edhe ky projekt i reperit do të pëlqehet e mirëpritet nga publiku.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) këtë vit ka sjell një sërë këngësh që kanë marrë milionë klikime. /Telegrafi/