Telegrafi

2 Ton dhe Majk së shpejti vijnë me këngën e re “Aventura”

Foto: Instagram

2 Ton tashmë ka paralajmëruar albumin e parë në karrierën e tij, përkundër se është pjesë e estradës shqiptare që disa vite.

Në kuadër të këtij projekti madhështor, artisti ferizajas po sjell edhe disa bashkëpunime.

Në një postim të shpërndarë në Instagram, ai tregon se këto ditë lanson këngën e re në duet me Majkun.

“Aventura” titullohet projekti, të cilit siç ka njoftuar pritet ta publikojë më 25 maj (e enjte).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Aventura x Majk. 25.05. Albumi”, ka shkruar ai në postimin e shpërndarë me afro 600 mijë ndjekësit.

Krahas kësaj, Arton Avdyli (emri i vërtetë) nuk ka zbuluar të tjera këngë nga ky album.

I njëjti vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare e jo vetëm. /Telegrafi/