Reperi i njohur 2 Ton dhe këngëtari Lindon Berisha kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“1 xhiro” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është punuar nga 2Ton dhe Cruel P, ndërsa tekstin e ka shkruar po ashtu 2 Ton në bashkëpunim me Lindonin.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i sjell dyshen mjaft të freskët dhe në trend me tendencat e fundit të modës.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.
Ky është projekti i dytë për reperin nga Ferizaji brenda këtij viti, gjersa ka paralajmëruar se edhe gjatë verës do të sjellë këngë të reja. /Telegrafi/