Telegrafi

2 Ton dhe Don Phenom vijnë me “Ciao”

Foto: 2 Ton/Instagram

Dy reperët e njohur 2 Ton dhe Don Phenom, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Ciao” mban titullin kënga e tyre e re, e cila i ka sjellë për herë të parë dyshes në bashkëpunim.

Kënga është hip-hop dhe R&B, teksa për ‘beat’-in e saj është kujdesur Genc Avdyli.

Ndërkohë për vargjet e tekstit janë kujdesur vet protagonistët, duke shkruar secili pjesën e tij.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit XL Films. /Telegrafi/