Pak ditë më parë u bë e ditur në media, se reperi i njohur shqiptar Mozzik po bënte investimin e tij më të ri në patundshmëri, duke blerë një shtëpi të re.
Ai zgjodhi një rezidencë në një lagje të re Ferizajt.
Por mesa duket, Mozzik do të ketë për fqinj një nga kolegët e tij më të njohur të estradës, reperin 2 Ton, i cili gjithashtu së fundmi ka blerë një shtëpi të re.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet 2 Ton, duke publikuar një fotografi në InstaStory nga momenti i blerjes së shtëpisë.
“Sot mora vendimin më të mirë për veten dhe familjen time. Nga sot, u bëmë banorë të lagjes së re, me shtëpi në zemër të natyrës. E gëzofshim me shëndet e të mira!”, shkroi ndër të tjerash reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ua kanë mundësuar reperëve ferizajas, që të bëjnë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze, duke investuar tashmë edhe në pasuri të paluajtshme.
Krahas shtëpisë së re, 2 Ton po i gëzohet edhe projektit të tij më të ri muzikor “Kampion”, të cilin e publikoi këto ditë dhe është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/