Site icon Telegrafi

2 Ton anulon një koncert në Toronto të Kanadasë pasi u paralajmërua një bombë në objekt të klubit

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, kishte për të performuar së fundmi në Toronto të Kanadasë.

Megjithatë, koncerti i paraparë është anuluar për shkak të lajmërimit të bombës në objektin e atij klubi.

Këtë lajm artisti e ndau me fansat në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më falni Toronto. Kanë lajmëruar që ka bombë brenda në objekt ku është klubi”, tha ai fillimisht.

Këngëtari tutje theksoi: “Shihemi herën tjetër”.

Lexo po ashtu 2 Ton lanson edhe dy këngë të tjera nga albumi i ri

2 Ton vazhdon të jetë shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme dhe jo vetëm.

Ai këtë periudhë ka qenë aktiv edhe me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version