Telegrafi

“2 Passaporta” nga Ledri, MC Kresha dhe Vig Poppa lansohet në YouTube

Foto: Screenshot/YouTube

Ledri Vula ka publikuar së fundmi një tjetër këngë në YouTube nga albumi i ri “1 Goat për ty”.

Bëhet fjalë për projektin “2 Passaporta”, në të cilin ka bashkëpunuar me MC Kreshën dhe Vig Poppën.

Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ku Vigan Boletini (emri i vërtetë) mori vëmendje pasi nuk e shfaq fytyrën.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë nga Adea Kelmendi në drejtimin e Besian Durmishit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika ndërkohë i është besuar producentit të njohur, Rzon dhe videoja u realizua nga Supercut Studio.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky duet tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Veç kësaj, Vula gjatë këtyre ditëve solli edhe disa këngë të tjera me klip nga ky album. /Telegrafi/