Site icon Telegrafi

Dy në tre shqiptarë duan një president jashtë politikës

Thuajse dy në tre shqiptarë ose 65 për qind e tyre, mendojnë se president i ri duhet të zgjidhet një person që nuk vjen nga skena politike e vendit.

Vetëm një në tre shqiptarë ose 31 për aind do ishte dakord që edhe presidenti i ri të vijë nga politika.

Lexo po ashtu Alibeaj: PD ka përgjegjësinë për t'i ofruar shqiptarëve një president me integritet

Barometri në Euronews Albania ju sjell sot zërin e qytetarëve lidhur me çfarë mendojnë ata për zgjedhjen e presidentit të ri, një çështje që po diskutohet intensivisht në opinionin publik që nga dita kur mazhoranca nisi procesin për zgjedhjen e tij.

Të shumtë janë emrat e përfolur, por asnjë kandidaturë e konfirmuar deri tani. /Euronews Albania/

Exit mobile version