Aspiruesja olimpike e hedhjes së çekanit, Alegna Osorio, ka vdekur sot (e enjte) prej plagëve të marra gjatë një aksidenti në stërvitje, njofton Instituti Kombëtar i Sporteve të Kubës.
19-vjeçarja ishte goditur tragjikisht nga një çekan i lëshuar prej kolegeve të saja në një fushë sportive në Kubë, në muajin prill.
“Ne ndajmë këtë dhimbje të rëndë me familjen e saj”, ka thënë Osvaldo Vento, president i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës – transmeton Kosovapress.
Youth Olympian Alegna Osorio dies after being struck by hammer during training https://t.co/xN9JdHIZLp
— The Guardian (@guardian) July 29, 2021
Osorio ishte renditur e katërta në olimpiadën e të rinjve në ‘Buenos Aires 2018’ dhe kishte fituar një medalje bronzi në kampionatin Pan-Amerikan për nën 20-vjeçarë që u mbajt para dy vitesh.
Vdekja tragjike e adoleshentes ka ndodhur sot (e enjte), ndërsa sportistë të shumtë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’, i kanë bërë homazhe në rrjetet sociale.
“I dërgoj dashuri familjes së saj në këtë kohë të vështirë. Kjo është diçka shumë e trishtuar”, shkruan hedhësja amerikane e çekanit, Gwen Berry.
Olympics hopeful Osorio Mayari dead at 19 after horror training accident https://t.co/3xT8RBDIJ9
— Sun Sport (@SunSport) July 29, 2021
La cubana Alegna Osorio de 19 años, lanzadora de martillo, murió este jueves derivado de las heridas en la cabeza que sufrió durante un entrenamiento en abril https://t.co/20vIRvncxm pic.twitter.com/MK3Ej1pZsS
— Grupo Fórmula (@Radio_Formula) July 29, 2021