Një këngëtare 19-vjeçare, e cila ishte tallur në fëmijëri nga mësuesja e saj, ka mahnitur trajnerët e spektaklit “The Voice Australia” me talentin e saj.
Kur Alley Eley nga Melburni, ishte nëntë vjeçe, një moment mizor tronditi besimin e saj si këngëtare, shkruan Seven News.
“Kisha një mësuese të cilën e shikoja; asaj i pëlqente të këndonte gjithashtu”, shpjegon Alley në një video paraprake të publikuara nga ausicionet e sezonit të ri të “The Voice Australia”.
“Herën e parë që këndova, ajo qeshi para gjithë klasës dhe tha: ‘Mendova se më the se mund të këndosh’”, kujtoi ajo.
“Si nëntë vjeçare, isha shumë e dërrmuar…do t’i tregoj asaj se mund ta bëj këtë!”, tha konkurrentja australiane.
Dhjetë vjet më vonë, ajo është duke qëndruar në skenën e “The Voice”, duke hallakatur mendjen e yjeve të mëdhenj si: Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian me talentin e saj.
Pas performancës së fuqishme dhe unike të këngës “Teenage Dirtbag”, Alley shpërthen në lot, duke e shtyrë trajneren Rita Ora që të nxitojë në skenë drejt saj.
Artistja shqiptare duke e përqafuar, i pëshpërit në vesh duke i thënë: “Ishte e mrekullueshme!”.
“Ne marrim shumë energji nga nxitësit e fansave në jetën tonë”, tha trajneri Keith Urban pas performancës spektakolare të 19-vjeçares.
“Por ne marrim shumë energji nga kundërshtuesit që na thonë: ‘nuk do të arrini kurrë asgjë’”.
“Sapo keni gërvishtur sipërfaqen e diçkaje përtej pritjeve tuaja”, shtoi Rita Ora, anëtarja tjetër e jurisë së “The Voice Australia.
“A e dini se cila ishte mësuesja juaj e muzikës, ajo ishte e frikësuar dhe e tmerruar nga talenti juaj”, vazhdon të thotë Keith.
“Ajo që sapo pashë ishte e jashtëzakonshme”, shton ai.
Sezoni i ri frymëzues i “The Voice Australia” pritet të nisë transmetimin pas Pashkëve në Channel 7 dhe 7plus.
Deri më tani është publikuar ‘trailer’-i i spektaklit të talenteve dhe disa copëza të shkurtra. /Telegrafi/