Nikolla Kuzmanovski është dënuar me 19 vjet burg, për vrasjen e motrës medicinale, Dijana Zdravkovska, që ndodhi më 9 janar të vitit të kaluar, në klinikën e fëmijëve në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e dënoi atë, me akuzën e vrasjes së një gruaje shtatzënë. Viktima ka qenë e martuar, ndërkaq me Nikolla Kuzmanovskin ka patur lidhje jashtëmartesore. Vrasësi ka tentuar që të vetëvritet, por policia ka arritur ta bindë që të dorëzohet./Telegrafi/