Site icon Telegrafi

Më 19 tetor dueti i Mozzik dhe Getinjo

Mozzik dhe Getinjo (Foto: Instagram/Mozzik/Getinjo)

Dy reperët e skenës shqiptare, Mozzik dhe Getinjo, e kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Para Siempre” dhe do të lansohet më 19 tetor.

Njoftimin e kanë bërë vet dy vëllezërit përmes profileve të tyre në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet për Mozzik

Mozzik dhe Getinjo kanë bashkëpunuar në aspektin profesional edhe në të kaluarën, kur sollën këngën “Tony Montana”, e cila asokohe ishte pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Projekti i fundit muzikor i Gramoz Aliut ishte dueti me partneren e tij, Loredana Zefi.

Lexo po ashtu Lajmet për Getinjon

Kënga “Bonnie & Clyde” është pëlqyer shumë nga fansat e tyre, saqë videoklipi për më pak se një muaj numëron 18.7 milionë shikime në YouTube.

“Ti ngele” është një prej materialeve më të fundit që ka lansuar Getoar Aliu. Videoklipi i kësaj kënge u lansua në muajin korrik dhe është pëlqyer nga fansat e reperit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version