Sot në Gjykatën Penale në Shkup është shqiptuar aktgjykimi për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Gjykata të akuzuarit i dënoi si më poshtë:
Mitko Çavkov – 18 vjet burg
Gorançe Angellov – 12 vjet burg
Aleksandar Vasilevski-Ninxha – 8 vjet burg
Dushko Llazarov – 15 vjet burg
Igor Jug – 12 vjet burg
Jane Çento – 15 vjet burg
Vilijam Mihajllovski – 14 vjet burg
Munir Pepiq – 15 vjet burg
Abdulfeta Alimi – 7 vjet burg
Nikolla Mitrevski-Koljo – 15 vjet burg
Goran Gjoshevski – 15 vjet burg
Vllatko Trajkovski – 15 vjet burg
Mitko Peshov – 15 vjet burg
Oliver Popovski – 13 vjet burg
Oliver Radullov – 10 vjet burg
Mlladen Dodevski – 12 vjet burg
Igor Durllovski u lirua nga akuzat për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.
Gjykata i obligoi të akuzuarit që të paguajnë harxhimet e gjykatës në afat prej 15 ditëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë leximit të aktgjykimit, gjykatësja tha se policia në ditën kritike të 27 prillit në vitin 2017 nuk ka vepruar sipas ligjeve dhe nuk ka mbrojtur jetën e deputetëve dhe gazetarëve.
Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar dhe një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë.
Në fillim procesi zhvillohej kundër 33 të akuzuarve, të cilët dyshoheshin si kryerës të sulmit në Kuvend dhe të sulmeve ndaj deputetëve dhe gazetarëve.
Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.
Prokuroria zgjeroi hetimet për “të enjten e përgjakshme” edhe ndaj disa personave të tjerë. Si organizatorë të 27 prillit, nga Prokuroria dyshohen të jenë Nikolla Gruevski, Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovski, për të cilët zhvillohet procedurë parahetimore./Telegrafi/