Të paktën 18 persona u vranë dhe 58 rezultojnë të plagosur pas përplasjes së dy trenave në veri të Egjiptit, raportoi televizioni zyrtar.
Aksidenti hekurudhor u regjistrua në afërsi të lokalitetit Khourchid në lindje të Aleksandrisë, bën të ditur i njëjti burim.
Pamjet e transmetuara nga televizioni publik egjiptian shfaqin një nga trenat pjesërisht i rrëzuar dhe forcat e emergjencës civilë duke transportuar të plagosurit drejt ambulancave.
Në vitin 2002, zjarri i rënë në një tren shkaktoi rreth 370 të vdekur rreth 40 kilometra në jug të Kajros, incidenti hekurudhor më tragjik në historinë e Egjiptit.