Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në ministrinë që ajo drejton kanë nisur punën praktike 17 studentë.
Haxhiu në një postim në Facebook, ka shkruar se përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë parakusht për një të ardhme të ndritur.
“Qeveria për studentët. 17 studentë sot kanë filluar praktikën në Ministrinë e Drejtësisë. Përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë parakusht për të ardhme të ndritur. Studentëve ju urova suksese dhe punë të mbarë në këtë angazhim”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/