Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion.
Por edhe pse po luan mirë dhe po shënon gola, ai nuk është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës.
Për këtë ka folur edhe trajneri i ‘Gauqozëve’, Edgardo Bauza i cili ka thënë se e ka në listë Icardin.
“Asnjë lojtar nuk më ka kërkuar të grumbulloj apo të mos grumbulloj dikë. Këtu ka përparësi grupi, skuadra dhe më pas gjithçka tjetër”.
“Icardi është një nga lojtarët që kemi në konsideratë, është në listën e 60 lojtarëve që po ndjekim”.
“Në çdo moment mund të grumbullohet. Të gjithë ata që e meritojnë do të grumbullohen, kjo vlen edhe Mudo Vazquez, që e ndjekim”, deklaroi Bauza. /Telegrafi/