Ka arritur në 11 mijë e 848 numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 162 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjithashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 739.
Në 24-orët e fundit nga virusi COVID-19 kanë humbur jetën 9 persona, duke çuar në 425 numrin e viktimave, transmeton Telegrafi.
Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 48 raste.
Pastaj, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste.
Komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste.
Komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë. /Telegrafi/