Një 16 vjeçar, B.Gashi mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:30 ka gjetur një kuletë me para dhe dokumentet cilën e ka dorëzuar në stacionin e Policisë në Ferizaj.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është paraqitur pronari i kuletës të humbur me inicialet F.B.
“Më datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/