Site icon Telegrafi

150 ushtarë të rinj profesionistë hynë në radhët e URMV-së

Sot në kazermën “Ilinden” është organizuar ceremoni për pritjen e 150 ushtarëve të rinj profesionistë në radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë vit në ushtri janë pranuar gjithsej 300 ushtarë profesionistë, nga rreth 1900 kandidatë që kanë aplikuar për dy konkurset publike.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u tha ushtarëve profesionistë se nderi i veshjes së uniformës së ushtrisë është i madh dhe se qëllimi i tyre, prej të cilit nuk duhet të heqin dorë kurrë, është shërbimi ndaj atdheut.

“Është një nder i madh që të jepet të veshësh uniformën e ushtrisë, por edhe më i madh është detyrimi që merr. Rruga që po filloni sot nuk është aspak e lehtë, por është fisnike. Përgatituni për sfida, tundime, sakrifica, por kurrë mos hiqni dorë nga qëllimi juaj i vetëm për t’i shërbyer Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtoi Petrovska.

Petrovska theksoi se falë përkushtimit, profesionalizmit, por mbi të gjitha dashurisë për atdheun dhe sakrificës personale, sot Ushtria është një ushtri moderne dhe bashkëkohore.

Exit mobile version