Site icon Telegrafi

150 euro gjobë për shoferin që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dënuar me 150 euro një shofer në Ferizaj, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘Enver Topalli’ në Ferizaj. Kjo informatë është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’. Policia, e ftoi qytetarin B.H (M/K) 35 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia bën të ditur se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version