Telegrafi

15 vjet nga hiti “Ushtari i Rrugës”, mendohet të rikthehet si remiks? (Video)

Ka 15 vjet që prej se u lansua një nga hitet më të mëdha të asaj kohe, por që i ka mbijetuar viteve dhe vazhdon të dëgjohet.

Adhuruesit e muzikës shqiptare 15 vjet më parë shijuan hitin “Ushtari i Rrugës”, një nga projektet më të pëlqyera ndonjëherë në diskografinë shqiptare.

Projekti i grupit Ritmi i Rrugës, tashmë po mendohet që të rikthehet në një version të ri remiks nga një prej antarëve të grupit.

Besnik Qaka i cili ishte pjesë e grupit Ritmi i Rrugës bashkë me Memli Krasniqin, vazhdon ta performojë projektin në shumë koncerte, ku hiti po pritet shumë mirë pavarësisht që ka 15 vjet prej lansimit të tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Dhe, tash frontmeni i NRG band, si anëtari i vetëm aktiv i Ritmit të Rrugës në skenën aktuale muzikore po mendon që të lansojë një version remiks të këngës, në bashkëpunim me ndonjë prej top reperëve të skenës, i përshtatshëm për projektin, si reflektim i gjeneratës së re të muzikës dhe hip hopit, në gërshetim me traditën.

Pa dyshim se një remiks i këtij projekti do të mirëpritej nga publiku shqiptar, që e ka konsideruar këtë projekt gjiithmonë një nga këngët më të dashura. /Telegrafi/