Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj gjatë të shtunës, është raportuar se në një shtëpi të pabanuar janë takuar pesëmbëdhjetë (15) persona duke luajtur me lojëra të fatit.
Të gjithë personave pjesëmarrës iu është shqiptar gjoba për mosbartje të maskës gjatë pandemisë, ndërsa pronarit të objektit i është iniciuar rasti.
Ndryshe ditëve të fundit në Kosovë janë shënuar rritje e rasteve me COVID-19. Vetëm dje në vend u konfirmuan 730 raste të reja me coronavirus./Telegrafi/