Site icon Telegrafi

Më 15 nëntor hyn në fuqi ligji për përgaditjet dimërore për vozitësit në Maqedoni

Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi i detyrueshëm për të poseduar pajisjet dimërore për makina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e bëri të ditur Këshilli i sigurisë për mbrojtje në komunikacionin rrugorë.

Ata rekomandojnë shoferët që të përgaditin automjetet e tyre për lëvizje të sigurtë në kushtet e dimrit, përndryshe nëse nuk i posedojnë pajisjet do të ballafaqohen me gjobë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit dhe vozitësit do t’i regjistrohen 25 pikë negative.

Ata bëjnë thirrje që shoferët t’i përmbahen kësaj rregulle, për të evituar aksidente të shumta dhe bllokime të panevojshme të rrugëve./Telegrafi/

Exit mobile version