Maqedonia ka shumë statuja dhe shumë objekte të improvizuara me të cilat shteti do të njihet si shtet antik por për këtë nuk ka shkruar avanturieri që vetëemërohet si ”Swedish Nomad” i cili ka numëruar disa vende të bukura nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë.
Telegrafi Maqedoni ju sjell disa pjesë nga ky shkrim që prezenton shtetin tonë me syrin e një qytetari të Suedisë.
Këtë tregim ky aventurier e ka përshtatur sipas vizitës së vitit të kaluar që e ka pasur në Maqedoni.
”Planifikoni të vizitoni Maqedoninë? Zgjedhje shumë e mirë! Isha atje vitin e kaluar dhe më pëlqeu shumë. Nëse nuk është vend i juaj sipas kërkesave tipike, është një destinacion që meriton vëmendje.” thotë Swedish Nomad.
Vena, natyra, çmimet e arsyeshme, historia e pasur, mikpritja, ushqimi i shijshëm dhe disa elemente tjera janë vlerësuar në këtë artikull.
Vendet që janë vendosur për tu vizituar në Maqedoni sipas Swedish Nomad janë: Parku Kombëtar i Mavrovës, Liqeni i Ohrit, Parku Kombëtar i Pelisterit, Stobi, Povardarie dhe Kanioni i Matkës.
Për fund, Swedish Nomad e vlerëson Maqedoninë si vend që lehtë arrihet, me autobus apo me aeroplan. Artikullin e plotë për Maqedonin e gjeni këtu!/Telegrafi/