Një këmbësor është lënduar rëndë në një prej gjithsej 15 aksidenteve të komunikacionit të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në shtatë prej aksidenteve janë lënduar nëntë persona, ndërsa në shtatë tjerat është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, ndër të cilat katër vozitës nën ndikim të alkoolit, dy vozitës nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tre vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tetë kanë vozitur pa lidhjen e rripit të sigurimit ose kanë përdorur celular, shtatë vozitës që kanë qarkulluar pa patentë shoferi, si dhe janë sanksionuar 47 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt./Telegrafi/