Telegrafi

Burri i Sofia Vergaras është operuar me urgjencë (Foto)

Për shkak të problemeve të mëdha shëndetësore, Joe Manganiello, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.

Burri i Sofia Vergaras para ca ditësh u diagnostikua me apendicit (ndezje në zorrën qorre), ndërsa burimet pranë çiftit thonë se atij i ishte përkeqësuar gjendja, pasi ka shkuar me vonesë në spital.

Mjekët janë shprehur të shqetësuar për gjendjen në të cilën është dërguar dhe e kanë operuar.

Ai duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore, pasi ka shkruar në rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimin e tij pas vdekjes së aktores Doris Roberts. /Telegrafi/