Site icon Telegrafi

Warriors, tash 2-0 ndaj Houstonit

Mungon Stephen Curry, por ky fakt nuk përbën asnjë lloj problemi për Golden State Warriors që për të mundur edhe në takimin e dytë të fazës ‘play-off’, Houston Rockets iu fal Klay Thompsonit. 34 pikë 5 asiste dhe 3 rebound koleksionoi në total 26-vjeçari nga Los Angelesi, me kampionët në fuqi të NBA që triumfuan me shifrat 115-106 kundër skuadrës teksane, duke e çuar në 2-0 me ndeshje avantazhin ndaj Rocekts në çerekfinalet e Konferencës së Perëndimit.

Para fillimit të sfidës Curry ndjeu pak dhimbje dhe për të mos rrezikuar stafi teknik i Warriors e la pushim yllin e skuadrës por pavarësisht kësaj formacioni nga Oakland nuk u step duke zhvilluar një lojë shumë të mirë nga fillimi e deri në fund të sfidës, transmeton SuperSport. Në Oracle Arena nuk shkëlqeu vetëm Thompson pasi paraqitje pozitive bënë edhe Igoudala, Livingston e Green, ndërsa Houstonit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 28 pikët e James Harden për të evituar disfatën e dytë.

Befasinë në mbrëmjen e NBA-së e dhuroi pa diskutim Dallas Mavericks që triumfoi në udhëtim ndaj Oklahoma City Thunder duke e barazuar në 1-1 serinë mes tyre në çerekfinalet e Perëndimit. 84-85 në favor të skuadrës teksane ishte rezultati i sfidës, me Felton që ishte më i miri në radhët e Mavericks me 21 pikë 11 rebound dhe 3 asiste. Te Oklahoma në kuotën e 21 pikëve u ndal edhe Kevin Durant, ndërsa Westbrook shtoi 19 të tjera, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar këtë humbje.

Barazoi në 1-1 ndërkohë serinë e çerekfinaleve në konferencën e Perëndimit Toronto Raptors. Në Air Canada Center skuadra e trajnerit Dwayne Casey mundi 98-87, Indiana Pacers, për meritë edhe të lituanezit Jonas Valanciuanas që koleksionoi në total 23 pikë dhe 15 rebound. Indianas nga ana tjetër nuk i mjaftuan 28 pikë e Paul George për të arritur fitoren e dytë radhazi ndaj Torontos.

Exit mobile version