Telegrafi

Rashicën e duan edhe dy skuadra tjera

Mesfushori shqptar, Milot Rashica është kthyer në “gjahun” e preferuar të disa klubeve, teksa të fundit që kanë dalë në skenë janë Lazio dhe Evertoni.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, këto dy klube janë futur në garë me Napolin, klub cili në fakt është në avantazh, pasi ka kontaktuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e lojtarit.

Paraqitjet e mira me Vitessen, dhe një pjesëmarrje e mundshme në Kampionatin Evropian më Shqipërinë, pritet të rritë edhe më tepër interesin e klubeve të ndryshme evropiane, por sigurisht që duhet të bindin Vitessen për ta shitur atë.

19-vjeçari është aktivizuar në 27 ndeshje ne kampionat me skuadrën holandeze, gjatë të cilave ka shënuar shtatë gola, por veç kësaj ka rënë në sy për shpejtësinë e tij dhe tekniken e lartë me topin.

Kujtojmë që Rashica bëri edhe debutimin me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut. /Telegrafi/