Telegrafi

Dybala në dyshim për derbi

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është në dyshim për duelin derbi ndaj Torinos.

Argjentinasi ka munguar në disfatën nga Bayerni pas vazhdimeve, teksa po vuan nga një dëmtim muskulor.

22-vjeçari po ashtu është në dyshim për derbin ndaj Torinos, teksa nuk ishte në gjendje që të stërvitej në Vinovo të enjten.

Chiellini dhe Marchisio nuk do të jenë gati për këtë duel, teksa do të kthehen për ndeshjen ndaj Empolit në javën e 31-të. /Telegrafi/