Telegrafi

Berisha shënon dhe asiston, për golin i falënderohet zotit (Video)

Bernard Berisha ia ka bërë sefte me gola në kampionatin rus tek skuadra e tij e re Anzhi.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë titullar në humbjen e Anzhit 4-2, nga Ural.

Kur vendasit ishin në epërsi të hershme 2-0, Berisha shënoi për ta ngushtuar epërsinë në 2-1 pas një aksioni individual.

Pas shënimit të golit, Bernanrdi u gëzua në stilin e tij me gisht nga qielli duke e falënderuar zotin për golin e shënuar.

Edhe në golin e dytë Berisha ishte fantastik pasi asistoi për shokun e skuadrës Maksimov.

Pas kësaj humbje Anzhi mbetet në pozitën e 15-të në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/


Bernard Berisha Goal HD – FK Ural 2-1 FK Anzhi… by enteritament