Telegrafi

Mancini kërkohet në Rusi

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka oferta nga skuadrat ruse si CSKA Moska dhe Zenit St Petersburg.

Trajneri italian kohëve të fundit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve sa i përket të ardhmes.

Gazzetta dello Sport shkruan se për Mancio kanë shprehur interesim dy skuadrat e mëdha ruse CSKA Moska dhe Zenit.

Megjithatë sipas gazetës, trajneri është më shumë i interesuar që të marrë drejtimin e ndonjë skuadre angleze ose atë të Real Madridit.

Për ta zëvendësuar atë fliten emra si Marcelo Bielsa, Frank De Boer dhe Vincenzo Montella. /Telegrafi/