Milani ka marrë një lajm të keq pas fitores ndaj Torinos 1:0 të shtunën mbrëma.
Sulmuesi i talentuar francez i ‘Rossonerëve’, Mbaye Niang ka pësuar një aksident me makinën e tij.
Francezi i ri ka pësuar aksident pas ndeshjes mes Milanit dhe Torinos e cila u fitua me rezultat minimal 1:0 nga vendasit.
21-vjeçari ka pësuar një lëndim në shpatull dhe në kyçin e këmbës së majtë të tij.
Por ende nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë sulmuesi i rrezikshëm, i cili këtë edicion ka zënë pozitën e titullarit te Milani. /Telegrafi/